Solarplus Technics ofron mbështetje profesionale për investim dhe financim të projekteve industriale energjetike, duke lidhur ekspertizën teknike me struktura financiare të qëndrueshme dhe të planifikuara me kujdes. Qasja jonë synon të mundësojë realizimin e projekteve të mëdha pa kompromentuar stabilitetin financiar dhe operacional të investitorëve apo operatorëve industrialë.
Ne punojmë me projekte që përfshijnë sisteme solare industriale, sisteme baterish me kapacitet të lartë, carport-e solare dhe infrastrukturë energjetike, të dizajnuara sipas standardeve evropiane dhe të përgatitura për përdorim afatgjatë.